Trembëdhjetë persona të arrestuar në Mushtisht, thotë shefi i policisë në Prizren

28.08.2016 10:55:45

Nexhmi Krasniqi, komandat rajonal në Policinë e Kosovës, nga Mushtishti i tha KosovaPress-it se deri tash janë arrestuar 13 persona, ndërkohë që në këto momente janë duke pritur të shpërndahen protestuesit. Krasniqi tha se për momentin janë afër 500 protestues që kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit.

Policia e Kosovës  u ka dhënë ultimatum prej 10 minutash protestuesve të mbledhur në rrugën kryesore në Mushtisht, që të largohen nga aty.

Deri në këto momente protestuesit janë duke vazhduar të qëndrojnë. Një nga protestuesit është duke e transmetuar situatën LIVE nga vendi i ngjarjes.