Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, kur një veturë është goditur nga treni.
Nga fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë e tipit Passat, derisa po kalonte mbi hekurudhë është goditur në pjesën e përparme, nga treni i udhëtarëve.
Siç mëson Telegrafi, nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, dhe po merret me rastin.
Ndërkaq duhet përmendur se gjatë këtij viti, ka pasur disa raste të aksidenteve nga treni, prej tyre edhe me fatalitet.