Tri emisione të reja i shtohen skemës programore të RTV Dukagjinit

Tri emisione të reja i shtohen skemës programore të RTV Dukagjinit

14.09.2020 23:52:53

RTV Dukagjini nga sot ka filluar me  një  skemë të re programore.

Kreshnik Berisha- Keka me Antigonën na zgjojnë në ora 7:00 me emisionin “Mirëmëngjesi”.

Në ora 19:45 vjen “Zyra e Ankesave” me Valinën e Kaltrinën. Një emision ku qytetarët do të kenë zërin e tyre për problemet e tyre të përditshme.

“Me Drin Gashin” është emisioni tjetër i ri që filloi transmetimin në RTV Dukagjini, ku humori juaj do të jetë në nivel maksimal.

Në RTV Dukagjini tashmë  janë rikthyer edhe disa nga emisionet tjera më të ndjekura të publikut që janë transmetuar edhe sezonet tjera televizive.