Tri javë pa asnjë rast me COVID-19, Zelanda e Re shënon dy infeksione të reja

16.06.2020 10:47:21
WELLINGTON, NEW ZEALAND - JUNE 16: Director-General of Health Dr Ashley Bloomfield speaks to media during a press conference at the Ministry of Health on June 16, 2020 in Wellington, New Zealand. Two new cases of COVID-19 have been confirmed in New Zealand after 24 days without an active case in the country. The new confirmed cases are returning travellers from the United Kingdom and are related. (Photo by Hagen Hopkins/Getty Images)

Zelanda e Re ka prishur bilancin pozitiv të 24 ditëve të fundit.

Zelanda e Re regjistroi sot dy raste të reja të Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend.

Ato janë rastet e para që raportohen në vend brenda 24 ditëve të fundit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Dy infeksionet e reja janë të dy gra nga e njëjta familje që arritën në Zelandën e Re nga Britania e Madhe përmes Australisë, sipas njoftimit të lajmeve të ministrisë.

Gratë u lejuan të linin izolimin e tyre në një hotel në Auckland dhe të udhëtonin drejt Uellingtonit përmes automjetit privat për të vizituar një të afërm i cili ka vdekur, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Dr Ashley Bloomfield në një konferencë sot.