Tri rrëfenjat e mëdha të shekullit XX: fashiste, komuniste, liberale

27.04.2019 17:08:55

“Gjatë shekullit XX, tri rrëfenja të mëdha janë përpjekë ta shpjegojnë historinë njerëzorë në plotni dhe të ofrojnë një vizion për të ardhmen e botës.
Rrëfenja fashiste e shpjegonte historinë si luftë ndërmjet kombesh të ndryshme dhe parashihte një botë të mbizotëruar nga një grup njerëzor që me dhunë nënshtron të gjithë të tjerët.
Rrëfenja komuniste e shpjegonte historinë si luftë ndërmjet klasave të ndryshme dhe parashihte një botë në të të cilën të gjitha grupet bashkohen nga një sistem shoqëror i centralizuar që siguron barazi qoftë edhe me çmimin e lirisë [së munguar, do të shtonim ne, MH].
Rrëfenja liberale e shpjegonte historinë si luftë ndërmjet lirisë dhe tiranisë dhe parashihte një botë në të cilën të gjithë bashkëpunojnë lirshëm dhe paqësisht, me kontroll minimal qendror qoftë edhe me çmimin e një shkalle të pabarazisë.”
Kështu shkruan në filllim të një artikulli botuar sot te gazeta “The Financial Times” (FT) Yuval Noah Harari, profesor në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, autori i librave “Sapiens” dhe “21 mësime për shekullin XXI”, që janë botuar edhe në shqip.
Autori Harari veneron më tej në këtë tekst se sistemi liberal tani është në krizë. Po të bjerë ky sistem, s’dihet çfarë sistemi do ta zëvendësojë, përfundon ai.