Tri vetura u vodhën dje në Kosovë, një serb u arrestua

16.10.2016 11:20:00

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë vjedhur tri vetura, ndërkaq një serb është arrestuar

Në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën Audi me targa lokale, shkruan lajmi.net

Një rast tjetër në Lipjan, hajnat ia vodhën veturën Golf VI. Një veturë Golf është vjedhur edhe në komunën e Shtërpcës.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë hapur dhe do të hetohen, ndërkaq ka njoftuar se një person është arrestuar për vjedhje të veturës në Prishtinë. Sipas Policisë, i dyshuari është mashkull i komunitetit serb dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.