Tri vjedhje gjatë 24-orëve në Kosovë

07.04.2020 12:32:59

Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për tri vjedhje në rajone të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit, një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Leposaviq, ku persona të panjohur dyshohet se kanë thyer dyert e disa shtëpive dhe kanë kryer vjedhjen.

“Fsh. Borcane, Leposaviq 05-06.04.2020-22:00-06:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hapur dyert e disa shtëpive, ndërsa në dy shtëpi kishin vjedhur një motor sharrë, 40 litra pije alkoolike dhe një dylbi . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, raporton policia.

Ndërsa në Mitrovicë, është arrestuar një person po ashtu për vjedhje.

“Rr. Ukshin Kovaçica, Mitrovicë 06.04.2020 – 09:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje të  deri sa viktima  femër kosovare  kishte qenë duke ecur rrugës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Prishtinë, të hënën pas mesdite është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer një vjedhje në rrugën “Hamzë Jashari”.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 06.04.2020-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohej se kishte kryer vjedhje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, raporton Policia e Kosovës.