Triada patriotike?!

05.03.2020 20:03:19

Nga Skënder MULLIQI

Vitët e luftës 1998-99 ishin vitët më të vështira në historinë e popullit shqiptarë. Pushtuesit serb , e përgjakën tokën e Kosovës duke bërë masakra çnjerëzore karshi shqiptarëve në tokën e tyre. Vendi u çlirue . Serbia u mund ushtarakisht dhe iku nën bisht në shalë nga Kosova.Serbia quditërisht nga bota demokratike nuk u dënua për gjenocid… Pjesë e kësaj lufte ishin edhe shumë gazetarë të cilët e kryen misionin e tyre më nder. Mendoj së pjesa dërmuese po.Kjo ka të bëjë sigurisht edhe më faktin së si kush e kupton patriotizmin gazetaresk .Kjo sigurisht vlenë edhe për ata që kan qenë në vijën e parë të frontit, dhe për të gjithë të tjerët që secili në një mënyrë apo tjetër i kan dalë zot atdheut .Njerëzit që janë kompetent për mua si në luftë ashtu edhe në paqë janë patriotë.Çdo patriotizëm tjetër për mua është i dyshimtë dhe kunder produktiv.Unë nuk hy dhe as që më shkon mendja të hy në mesin e atyre gazetarëve të cilët në emer të patriotizmit janë të gatshëm më rrejtë.Gjuha gazetareske e tipit propagandistik është mbrapshtia dhe e keqja më e madhe. E di së ka edhe shumë profesione të tjera ndoshta edhe më fisnike së profesioni i gazetarisë.Sigurisht së të gjithë jemi më shumë emotiv kur bëhët fjalë për fatin e vendit. Sot, pas 20 vitësh të përfundimit të luftës, patriotizmi është bërë temë po thuaj globale.Për patriotizëm po shkruhet dhe flitët më shumë së kurrë , sidomos në Kosovë.Sigurisht së patriotizmi është vlera më e madhe shoqërore. E për dikënd , patriotizmi është “streha e fundit e horave”, një definicion i ndëgjuar dy shekuj më parë. Qasja emotive karshi vendlindjës , dhe të arriturave civilizuese të popullit tënd, nocionin e patriotizmit nuk mund ta vejnë në dyshim .Verzionët e patriotizmit të rrejshem , na kan dëmtuar dhe na kan penguar në ecajakët tona.Kosovës nuk i nevoiten “rregullat’ e patriotizmit të rremë. Patriotizmi i vërtëtë është garantuesi më i mirë i ekzistimit të Kosovës si shtet.Kjo do të ishte porosia më e mirë edhe për gjeneratat e reja.Idetë patriotike mundën më qenë të ndryshme , por patriotizmi është një.Ne Kosovë nuk po kemi patriotizëm të mjaftueshem.Pse?Politikat tona nuk janë pa gabime, sistemet po funksionojnë më defekte,kemi bukur shumë stagnacion të rrjedhave ekonomike, nuk po ndalen largimet nga Kosova…Na duhet shumë më shumë njerëzillëk! Eshtë utopike të mendohet së të gjithë qendrojnë në këtë linjë , si porosia më e mirë, dhe më fisnike për secilin njeri …