Tropojë, 2 të plagosur nga përplasja e mjeteve

18.12.2016 09:42:17

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur për pasojë del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur një ditë ë parë në në aksin rrugor B.Curri-Qafë-Morin,   në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”.

Sipas policisë  shtetasi Osman Brati, 58 vjeç, banues në Golaj, Has,  duke drejtuar automjetin tip “Volzwagen”,  nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është  përplasur me automjetin tip ” BMW”, me drejtues shtetasin Xh.S.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Osman Brati, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e B.Curri, jashtë rrezikut për  jetën, si dhe pasagjeri, shtetasi B.XH., 67 vjeç, banues në Krumë, Has, i cili është dërguar në Spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Brati është arrestuar në flagrancë nga policia dhe materiale procedurale i kaluan Prokurorisë Tropojë, për veprat  penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi “.