Trump dërgohet në spital pasi doli pozitiv me koronavirus

02.10.2020 23:54:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dërguar në spital pasi ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus.

Presidenti Trump do të qëndrojë në qendrën mjekësore ‘Walter Reed’ për disa ditë sipas raportimeve të mediave amerikane, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti ka pasur disa simptoma gjatë ditës së sotme.

Në anën tjetër, pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe gruaja e presidentit Trump, Melania Trump.