Tuchel: Do të sulmojmë për 90 minuta

Tuchel: Do të sulmojmë për 90 minuta

18.04.2017 23:52:35

Thomas Tuchel ka deklaruar se Borussia Dortmund do të sulmojë nga fillimi deri në fund teksa duhet të përmbysin humbjen 3:2 në ndeshjen e parë ndaj Monaco.

BVB u mund në ndeshjen e parë në Gjermani – ku luajtën vetëm 24 orë pas një sulmi me bombë në autobusin e tyre. Tuchel thotë se filozofia e ekipit nuk do të ndryshojë edhe në ndeshjen e radhës. “Duhet të luajmë mirë dhe jam i bindur se jemi në gjendje ta bëjmë,” shprehet trajneri i Dortmund në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. “Kam sjellë një ekip me kualitet në Francë që është në gjendje të fitojë me dy gola diferencë.” “Stili ynë është të shënojmë sa më shumë gola. Do të sulmojmë që nga minuta e parë deri në të 90-ën. Jemi gati dhe të fokusuar. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, por kemi besim. Jemi një ekip sulmues dhe do të mundohemi të krijojmë sa më shumë raste për gol. Kemi në përbërje një miks të mirë midis eksperiencës dhe të rinjve të talentuar. Kemi pasur një ecuri fantastike në Champions League dhe ëndrra jonë është të qëndrojmë në këtë kompeticion. Ne dominuam pjesën e dytë të ndeshjes së parë në çdo aspekt. Jam shumë optimist pasi e di kualitetin që kemi, megjithëse jemi kundër një ekipi të mbushur me yje.”