Turisti humb jetën në hotel, pushonte në Jug të Shqipërisë

13.08.2016 22:19:55

Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme është gjetur i vdekur një turist i huaj, i cili kishte ndërruar jetë në një hotel të Radhimës.

Policia ka identifikuar turistin italian Nicola Memoli 57 vjeç, nga Bari-Itali i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me 50-vjeçaren me inicialet M. F., rreth 50 vjeçe, në hotelin “Olimpia”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale