Turqia konfirmon 1.313 raste të reja me COVID-19

26.08.2020 20:46:23

Turqia konfirmoi 1.313 raste dhe 20 viktima të reja nga coronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 262.507 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.183 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.002 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 239.797, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me coronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 6.621.749 teste, përfshirë 100.109 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 841 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,4 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Ndërkaq, në postimin e tij, ministri Koca përsëriti thirrjen e tij për respektimin e masave.

“Sot kemi bërë mbi 100 mijë teste, prej të cilave 1.313 kemi 1.313 të infektuar. U detyruam të ndërmarrim masa të veçanta në disa provinca. Ne mund të arrijmë sukses nëse së bashku i zbatojmë masat. Do të jetë virusi ai që do të mposhtet në fund”, tha Koca.