Turqit hapin fabrikë të tekstilit në Serbi, Vuçiq ndjehet krenar me investimet turke

19.10.2016 17:01:12

Kompania turke “Aster tekstil”, njëra nga më të mëdha në fushën e tekstit në Turqi, ka hapur fabrikën në Nish dhe në të cilën ka investuar nëntë milionë euro.

Për ta parë nga afër këtë gjigant ekonomik, ka shkuar edhe vet kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se Serbia është krenare me investitorët turq dhe se nga ta pret zgjerimin e prodhimit.

Fabrika ka filluar të funksionojë para tre muajsh, derisa ka të punësuar 300 vetë.

Kjo fabrikë është themeluar në vitin 1993 në Turqi si kompani e specializuar për dizajn mode dhe prodhimet e së cilës ndodhen në qendrat e Stambollit, Londrës dhe Barcelonës.

Kjo është fabrika e tretë, pas Turqisë, Bangladeshit dhe tash Serbisë.

Qarkullimi vjetor i saj është 100 milionë euro.
tuke tuke1