U impresionova në Tiranë’, Mogherini: Shqipëria i ka bërë detyrat, radhën e ka BE

29.05.2019 13:44:15
epa04647043 Federica Mogherini (L), High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy holds a joint news conference with European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations Johannes Hahn (R) at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, 4 March 2015. The European Commission launches a consultation on the future of the European Neighbourhood Policy (ENP) has a vital interest in building strong partnerships with its neighbours as recent developments in the region have increased the challenges from economic pressures to irregular migration and security threats. EPA/JULIEN WARNAND

Pas rekomandimit të KE për çeljen e negociatave, përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyra dhe tani është radha e BE.

Në konferencën e përbashkët me Hahn, Mogherini vlerësoi si impresionuese reformën në drejtësi.

“Është bërë punë madhore për të vlerësuar ecurinë e arritur për të arritur në këto raporte. Gjatë viteve të fundit BE ka investuar me shifra të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi qenë dëshmitarë të arritjeve dhe suksese që janë mbresëlënëse, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë treguar rezultate për reformat. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma impresionuese. N e vlerësojmë si historikë marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në Shqipëri dua të veçoj reformën ambicioze në drejtësi. Në vizitën e fundit në Tiranë u impresionova. Shqipëria ka një mbështetje të fuqishmë nga populli për në BE. Këtë vit KE rekomandon për herë të dytë hapjen e negociatave me BE. Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat, tani është radha e BE”, tha Mogherini