U lëndua në vendin e punës, vdes një person në Prizren

20.07.2018 10:49:50

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prizren, sipas Policisë së Kosovës. Dyshohet se viktima u lëndua në vendin e tij të punës.
Konkretisht në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dje rreth orës 15:00, sipas policisë viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës. Policia nuk ka dhënë detaje se ç’far pune ka bërë viktima, por ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK, raporton lajmi.net.

“Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.