U lokalizua zjarri në komunën e Zërnovcit

02.08.2017 21:37:50

Pas dymbëdhjetë orësh mundime, zjarrfikësit e Njësitit zjarrfikës territorial të Koçanit, të punësuarit në ndërmarrjen pylltare ‘Osogova’ dhe ekipe të ndërmarjes publike ‘Kalaja e ujit’ kanë lokalizuar zjarrin në komunën e Zërnovcit.
kryetari i komunës së Zrnovcit, Bllazhe Stankov, informon që edhe pse zjarri është lokalizuar, ekipe të zjarrfikësve do të bëjnë kontroll gjatë tërë natës në afërsi të fshatit Vidovisht.

Sipas vlerësimeve fillestare, zjarri ka kapluar sipërfaqe prej 300 hektarësh të pyllit me bredh, lis dhe pishë.

Zjarri ka filluar rreth orës 7 në vendbanimin Trnavcë, ndërmjet Vidivishtës dhe Terancit të komunës së Zërnovcit dhe është lokalizuar rreth orës 19.