U mbajt Akademia Përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova me rastin e 11 vjetorit të vdekjes

21.01.2017 14:51:57

Në këtë Akademi, ku ishin ministra, deputetë, veprimtarë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të tjerë, folën Agim veliu, Muahmet Hamiti dhe Sabri Hamiti.

Presidenti Historik i Republikës së Kosovës, që gjithë jetën i’a kushtoi kauzës së lirisë dhe pavarësisë, derisa ndrroi jetë me 21 janar 2006, duke u bërë kështu simboli i shtetit të Kosovës. Në një rrugëtim të gjatë arkitektoi Pavarësinë e shtetit të Kosovës, duke zënë miq nga mbarë bota dhe duke e bërë të njohur problemin e Kosovës në gjithë botën.
Duke kujtuar veprën dhe jetën e Presidentit Rugova, ne kujtojmë edhe sakrificat për shtetndërtimin e Kosovës.
Në emër të LDK-së, për veprën e Rugovës foli nënkryetari Agim Veliu, ku ndër të tjerash tha:
“Dija dhe urtësia, përmasa intelektuale dhe njohëse e traditës shpirtërore e kulturore nacionale, antikomunizmi dhe dimensioni europian e perëndimor, si vlerë e si orientim, madje përkatësi kjo e qenies sonë si komb, e bëri Rugovën jo vetëm prijës politik historik, por edhe prijës shpirtëror a misionar, siç do ta quante dikush.
Lidhja Demokratike e Kosovës, udhëheqja e saj, bashkëthemelues e miq të Presidentit Rugova, qendrestarë e të rinj, kanë përgjegjësinë, por edhe vullnetin e palëkundur t’i ruajnë e kultivojnë këto vlera, trashëgimi dhe testament të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.
Në Akademinë Përkujtimore të Rugovës, u promovua vepra “Momento për Rugovën”, dhe për të folur për veprën e Akademik Sabri Hamitit, foli prof. Muhamet Hamiti dhe vet autori.
Ashtu siq thoshte Rugova:
“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj”.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty .