U mbajt kuvendi i nëndegës së LDK-sē në Burgdorf/BE: kryetar u rizgjodh Refki Kryeziu

18.09.2016 19:11:25

Në kuadër të riorganizmit të kuvendeve të nëndegëve të LDK-së në Zvicër që do të përmbyllet me kuvendin e degës së LDK-së në shtetin helvetik, sot ka mbajtur kuvendin e saj nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE. Sipas njoftimit të Sektorit për informim, përveç anëtarëve të nëndegës, në këtë kuvend kanë marrë pjesë edhe një delegacion i Kryesisë së degës së LDK-së i përbërë nga anëtarët e kësaj Kryesie, Hasan Spahiu dhe Zeqir Gjukaj, dhe një delegacion i nëndegës së LDK-së në Cyrih, në krye me kryetarin, Lulzim Maliqi dhe në të cilin ishin edhe anëtarët e Kryesisë së kësaj nëndege, Ali Elezi dhe Islam Maliqi. Kuvendin e kanë përshëndetur edhe kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi dhe anëtari i kësaj Kryesie, z. Hasan Spahiu. Ky i fundit ka shpjeguar edhe arsyet e mbajtjes së këtyre kuvendeve. Kryetari i nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE, z. Refki Kryeziu, paraqiti raportin e punës, kurse arkatari, z. Ramiz Gashi paraqiti raportin financiar. Kuvendi miratoi raportet e paraqitura dhe zgjodhi kryetar, Refki Kryeziun, Kryesinë 11 anëtarëshe dhe 7 delegatë për Kuvendin e degës.

Ky është Njoftimi i plotë i Sektorit për informim:

“Nga aktiviteti zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër i Nëndegës së LDK-së në

Burgdorf zgjodhi z. Refki Kryeziu kryetar të nëndegës

Në sallën e restaurantit “Bären” në Alchenflüh/BE, në kuadër të zgjedhjeve në Degën e  LDK-së në Zvicër, Nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE sot, më 18 .09.2016 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor.

Në fillim u mbajt një minutë heshtje me rastin e vdekjës së veprimtarëve të kësaj nëndege.

Kuvendi në fillim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm z. Refki Kryeziu dhe raportin financiar të paraqitur nga arkatari z. Ramiz Gashi.

Në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve duke punuar në rrespektimin e institucioneve dhe rrespektuar filozofinë Rugovjane.

Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë  z. Refki Kryeziu.

Punimet e kuvendit i përcollën anëtari i kryesisë së degës së LDK z. Hasan Spahiu i shoqëruar nga anëtari e Kryesisë së Degës, Zeqir Gjukaj. Nga nëndega e LDK-së në Cyrih kryetari z. Lulzim Maliqi i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege z. Alil Elezi dhe Islam Maliqi.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege

received_10206863508857211.

Në fjalën përshëndetëse z. Hasan Spahiu theksoj se: “Përsëritja e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër po bëhet në bazë të vendimeve të kryesisë së LDK-së për shkak të parregullsive që e kanë përcjell kuvendin e 8-të të kësaj Dege si dhe të degëve të LDK-së në Gjermani dhe Kllokot, si dhe duke u bazuar në Nenin 30 të statutit të LDK-së dhe të vendimit të Kuvendit të LDK-së të datës 28 maj 2016. Njëherit apeloj për mirëkuptim dhe unitet brenda LDK-së duke vlerësuar kontributin e kësaj nëndege për këto 27 vjet veprimtarie si dhe uroj punë të mbarë këti kuvendi”.

received_10206863508937213

Kuvendarët zgjodhën edhe 7 Delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Refki Kryeziu falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Burgdorfit.

Sektori për informim”

received_10206863508697207received_10206863508657206received_10206863509057216received_10206863508897212