U NDA NGA JETA VEPRIMTARI DEVOTSHËM I ÇESHTJES KOMBËTARE DHE LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS ISMET LESTRANI

22.04.2018 20:48:08

Sot në orët e pasditës në vendlindjen e tij në Baicë u varros me nderime veprimtari i devotshëm i çeshtjes kombëtare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ismeti ishte edhe sportist u dalluar, ai ishte një nga futbollistet e talentuar duke u angazhuar që nga themelimi me 1974 në Klubin Futbollistik Feronikeli. Duke rrjedhur nga një familje me tradita atdhedashëse ai do merr pjesë aktivi në demonstratat e vitut 1981, 19888, 1989, 1990, ndërkaq nga viti 1990 do angazhohet si veprimtar i Lidhjes Demokratike Kosovës në Nëndegen e Baicës duke udhëhequr për vite me radhë si jryetar këtë Nëndegë. Personalitetin e tij e spikatën thjeshtësia, besnikëria e humaniteti njerëzor. Si veprimtar i devotshëm.i çeshtjes kombëtare ai përherë u dallua me guximin dhe vendosmërinë për tu përballur me të gjitha sfidat dhe vështirësitë e kohës. Ai ishte një sportist shembullor, një mik i besës e fjalës. Ikja tij e hershme do lenë një boshllk të madh, një mungesë që do ta ndiejmë përherë bashkveprimtaret e tij. Duke u ndarë i fundit në ceremonin mortore bashkveprimtari e ish-kryetari i Degës së LDK në Drenas Izet Abdyli theksoi se: do ta ruajmë përherë krenarinë si vyrtytin më tē shenjtë, që patëm fatin ta kemi një mik të sinçertë e bujar i cili asnjëherë nuk e vuri veten në veten e parë pasiqë pasuria më e madhe e tij ishin miqtë e shokët vlera këto që i ruajnë njerëz të veçantë si Ismeti. Sot ti po iken nga kjo botë por tek ne do mbesin kujtimet më të mira për të. Qoftë i përjetshëm kujtimi për mikun tonë Ismet Lestrani. Lavdi jetës dhe veprës së tij. Ndërkaq Fadil Hoxha në emer të futbolldashësve ngushëlloi familjen dhe theksoi se Ismeti përveç si talent i lojës së futbollit, ishte një mik e shok unikat me vyrtytet më të larta njerëzore.