U shënua dita e boshnjakëve: kryeministri Mustafa premton mbështetje

28.09.2016 10:08:07

Qeveria e Kosovës ka shënuar Ditën e Komunitetit Boshnjak në vendin tonë.

Në organizimin e sotëm për nder të kësaj dite, i pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se historia e Komunitetit Boshnjak është histori e bashkëjetesës.

Madje, thotë se është histori e ndërtimit të raporteve pa urrejtje dhe me bashkëpunim.

Kryeministri ka deklaruar se festa e boshnjakëve është festë jo vetëm e tyre, por e gjithë Kosovës.

Ai premtoi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme për këtë komunitet.