U tha se mungoi, Berisha surprizon demokratët në sheshin “Nënë Tereza

23.04.2021 21:31:12

Mes demokratëve në sheshin “Nënë Tereza” në takimin përmbyllës të fushatës së 25 Prillit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga gazetari  Juxhin Mustafaraj se cilat ishin pritshmëritë e PD-së për ditën e diel, Sali Berisha u shpreh i bindur “Fitore e shkëlqyer, fitore”.

Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha mbylli fushatën e zgjedhjeve në Tiranë. Lideri demokrat i ftoi të gjithë shqiptarët, “pa dallime politike” që të votojnë ndryshimin për një erë të re, “për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kandidati për kryeministër kishte një thirrje edhe për socialistët e zhgënjyer në këto 8 vite qeverisje nga Edi Rama.