Ditë më parë, Rodçenkov kishte folur për dopingun rus edhe për skuadrën përfaqësuese për Botërorin 2014, duke shtuar se u bë pjesë e një skeme për të fshehur testet pozitive me doping të futbollistëve.
Gjatë kësaj jave, KAS-i me seli në Lozanë ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë. Mësohet se Richard McLaren, hetuesi privat i caktuar nga WADA ka zbuluar se, dyshohet fshehja e testeve pozitive për 34 futbollistë të Rusisë.
Mbi FIFA-n u rrit presioni për të nisur hetimet në lidhje me dopingun rus edhe në futboll. Ndërkohë, Agjencia Botërore e Antidopingut konfirmoi për “Daily Mail” se, futbollistët rusë do të testohen për të parë nëse ka pasur shkëmbime të analizave të tyre nga agjentët e shërbimit rus të sigurimit.