UEFA sot la publikuar listën me 10 trajnerët më të mirë në futbollin evropian.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka bërë përzgjedhjen me trajnerët që kanë pasur më së shumti ndikim në futbollin evropian, që nga themelimi i këtij institucioni, prej vitit 1954.
Në këtë listë të UEFA-s mungojnë shumë emra, e befasia sigurisht që është Pep Guardiola, që ka meritat e tij me të arriturat e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
10 trajnerët më të mirë sipas UEFA-s që nga viti 1954:
Brian Clough
Johann Cruyff
Vicente del Bosque
Sir Alex Ferguson
Helenio Herrera
Udo Lattek
Valeri Lobanovskiy
Rinus Michels
José Mourinho
Arrigo Sacchi