Uji që vje nga ujësjellësi i Prishtinës

19.10.2016 15:16:54

Një lexues ka dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë, ku shihet uji i papastër në shtëpi.

Në Kishnicë të rajonit të Prishtinës, sot qytetarët nuk kanë mundur të konsumojnë ujë nga Ujësjellësi i Rajonal i Prishtinës.

Kjo sepse uji që iu vije atyre nga Badovci, sot ka qenë mjaft i papastër siç shihet edhe në disa fotografi.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarëve iu vije uji në këtë gjendje, por nga Ujësjellësi nuk paralajmërohen fare që të kenë kujdes për pastërtinë e ujit. /lajmi.net

uji-2 uji