Ulrike Lunaçek: Gruevski të pranojë humbjen, BE mëkate të mëdha ndaj Maqedonisë

01.05.2017 09:51:31

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek,  duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë.

Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.