UNESCO jep afat disa muaj për Ohrin, kërkon që shteti të zbatojë rekomandimet

04.07.2019 20:45:56

Ohri për momentin ka shpëtuar dhe nuk do të shpallet rajon në rrezikuar.

UNESCO ka dhënë afat shtesë deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Shteti do të etë edhe disa muaj që të përmbushë rekomandimet e UNESCO-s për rajonin e Ohrit, të dhëna në vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti për Trashëgimi Botërore ka pranuar vërejtjet e disa vendeve se është bërë përparim dhe se shtetit i duhet kohë shtesë, para se të vendoset nëse rajoni i Ohrit të merr statusin e “trashëgimisë botërore në rrezik”.

“Pushteti deri më 1 shkurt 2020 të dorëzojë tek Komisioni për Trashëgimi Botërore raport të ri për ruajtjen e pasurisë dhe në rast se konfirmohet rrezik nga vlera e saj universale, do të futet në listën e trashëgimive botërore në rrezik”, thonë nga UNESCO.

Delegacioni qeveritar në konferencën në Baku të Azerbajxhanit, ka thënë se një pjesë e ndërtimeve janë ndërprerë, ndërsa intensivisht po punohet në gjitha vërejtjet e UNESCO-s.