Unitedi i shkon Celtas në Europa Ligë, Ajaxi pret Lyonin

21.04.2017 12:22:47

Ajaxi do të pres Lyonin në gjysmëfinalen e parë të Europa Ligës, derisa Manchester Unitedi i shkon Celta de Vigos në gjysmëfinalen e dytë.

Fituesi i gjysmëfinales së parë do të jetë vendas në finalen që do të zhvillohet më 24 maj në Stokholm.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 maj ndërsa ato kthyese më 11 maj.