UP hapë të hënën konkursin për studentë të rinj

07.07.2018 22:07:19

Universiteti i Prishtinës këtë të hënë pritet të hapë konkursin për studentë për vitin akademik 2018/19.
Rektorati i Universitetit të Prishtinës bën të ditur se do të pranohen 8 mijë e 512 studentë të rinj.

Por njohës të arsimit dhe të ekonomisë e shohin këtë numër në shpërputhje me nevojat e tregut të punës.