Uran Ismaili, ministër i Integrimit Evropian?

12.09.2016 18:57:39

Ministria e Integrimit Evropian ka mbetur pa ministër, pasi Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje për t’u bërë shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se detyrën e ministrit të MIE-së do ta marrë Uran Ismaili, i cili është këshilltari kryesor i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe nënkryetar i PDK-së.

“Kryetari Kadri Veseli do ta nominojë për këtë pozitë Uran Ismailin, duke e dërguar emrin e tij tek kryeministri për zyrtarizim. Është i ditur fakti se Urani është graduar me titullin Master në Universitetin e Harvardit dhe kështu ka edhe shkollimin e nevojshëm”, ka thënë burimi nga Kryesia e PDK-së.