URIME 21 VJETORIN E ÇLIRIMIT KOSOVË!

12.06.2020 10:10:54
Nga: Ahmet Asani
48 orë pas Marrëveshjes së Kumanovës, ku Serbia nënshkroi kapitullimin, me 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë! 12 Qershori për Kosovën është një prej datave më të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës! Fal orientimit pro perëndimor e pro amerikan të liderit historik shpirtror Dr. Ibrahim Rugova dhe inteligjencisë shqiptare të Kosovës që drejtuan popullin e Kosovës kah SHBA-të e Perendimi, orientim ky që solli intervenimin e NATO-s, sot populli i Kosovës po e gëzon lirinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës! Miqësia me SHBA-të dhe prania e NATO-s në Kosovë është e vetmja garanc për ndërtimin dhe forcimin e mëtejm të shtetit të Kosovës dhe garanc e stabilitetit në ballkan!