“Urko” dënohet dy vite me kusht

14.08.2017 14:05:20

Dejan Mitrevski – Urko, ish-truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dy vite me kusht, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar, ku humbi jetën një 22-vjeçarë.

Nga Gjykata Penale informojnë se vendim është sjellur më 20 qershor 2017, nga gjykatësja Biljana Kocevksa. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të ndjerë nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht, as nuk kanë kërkuar dëmshpërblim.

“Është sjellur vendim mbi bazë të pranimit të fajit nga i akuzuari, ku hetimet kanë vërtetuar se motoçiklisti ka lëvizur me shpejtësi 94 km/h, nuk ka pasir dritat të ndezura. Të dëmtuarit para gjykatës nuk kanë deklaruar se kërkojnë dëmshpërblim dhe nuk vazhdojnë në ndjekje penale, me çka i akuzuari për veprën “Vepra të rënda për sigurinë dhe vendeve në komunikacion” shpallet fajtori dhe gjykatësi e dënon me kusht, gjegjësisht dy vite burg – dënim i cili nuk do të realizohet nëse i akuzuari gjatë pesë viteve të ardhshme nuk bën vepër penale tjetër”, thonë për Fokus, nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Nga Gjykata gjithashtu thonë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese, ndërsa më pas i njëjti do të publikohet dhe do të hyjë në fuqi.

Aksidenti i kobshëm ka ndodhur më 27 korrik, 40 minuta pas mesnta, në bulevardin “Boris Trajkovskit” në lagjen “Kisella Voda”, kur Mitrevski me makinë të tipit “BMW” goditi motoçiklistin 22-vjeçar, i cili nga lëndimet e marra nga aksidenti, ndërroi jetë pas pesë ditëve.

Dejan Mitrevski – Urko, ishte truproja e Gruevskit prej vitit 2006, deri në gusht të vitit 2014 kur edhe u zëvendësua.