USAID dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

10.05.2017 08:48:04

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Kryetari i Komunës Bajram Mulaku do të nënshkruajnë një MM për nismën e re të USAID-it TEAM, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.

TEAM – Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.

Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.

Përveç kësaj, TEAM do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.