Ushtarët amerikanë përfshihen në aksident trafiku – një person i lënduar

16.03.2019 18:05:51
Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Konjuh të Lipjanit ku ka pësuar lëndime trupore një person.

Dyshohet se vetura e kompanisë “Damastion” e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve është goditur nga automjeti i ushtrisë amerikane.

Në disa fotografi vërehen disa ushtarët amerikanë duke i dhënë ndihmën e parë personit të lënduar.

Personi i lënduar nga ky aksident është dërguar për trajtim në spital.