Ushtarët e Kosovës marrin pjesë në ushtrim fushor në Gjermani përkrah SHBA-ve dhe Shqipërisë

03.03.2020 17:46:18

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, përmes një njoftimi të bërë në faqen Facebook, ka treguar një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës po merr pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 27” në Hohenfels të Gjermanisë.

“FSK-ja atje po merr pjesë me një skuadër të Kompanisë së Deminimit dhe oficerë stafi, së bashku me trupat ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( SHBA ), Shqipëria, Letonia, Italia, Rumania, Moldavia dhe Armenia”, ka shkruar ministri Quni.

Ai gjithashtu ka pasqyruar edhe ushtrimet e ushtarëve të Kosovës në këtë Gjermani.