Ushtria parakusht që do të pltësohet për integrimin në strukturat euroatlantike, tha Thaçi

07.07.2017 11:53:35

Presidenti Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.

Thaçi nga aty tha se “përbërja shumë etnike e Forcës së Sigurisë së Kosovës është mesazhi më i mirë, sesi duhet të integrohen komunitetet në jetën shoqërore”.

Tutje Presidenti ka folur edhe për transformimin e kësaj force.

“Transformimi i FSK është proces që ka kaluar në faza të mundimshme, por gjithmonë drejt një qëllimi të qartë”.

“Kemi arritur në hapat final dhe këta hapa do t’i hedhim në koordinim të plotë me aleatët tonë ndërkombëtar”.

“Është domosdoshmëri dhe parakusht që ta kemi Ushtrinë e Kosovës dhe këtë parakusht do ta plotësojmë për t’u integruar në strukturat euroatlantike”.

Presidenti Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. Thaçi nga aty tha se “përbërja shumë etnike e Forcës së Sigurisë së Kosovës është mesazhi më i mirë, sesi duhet të integrohen komunitetet në jetën shoqërore”. Tutje Presidenti ka folur edhe për transformimin e kësaj force. “Transformimi i FSK është proces që ka kaluar në faza të mundimshme, por gjithmonë drejt një qëllimi të qartë”. “Kemi arritur në hapat final dhe këta hapa do t’i hedhim në koordinim të plotë me aleatët tonë ndërkombëtar”. “Është domosdoshmëri dhe parakusht që ta kemi Ushtrinë e Kosovës dhe këtë parakusht do ta plotësojmë për t’u integruar në strukturat euroatlantike”.