Vajza 12 vjeç me Sindromin Down, kërceu nga kati i tretë kur ndërhyri policia në banesat në ‘Dardani’ (Video)

19.09.2016 22:12:43

Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës  në Dardani, ku sot intervenoi policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.

Vajza është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike, raporton Telegrafi.

Sipas familjarëve vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe e traumatizuar si pasojë ë ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.

 Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.