Vajza, ambasadori amerikan ka një porosi për ju

11.10.2016 13:14:36

Sot shënon Dita Ndërkombëtare Vajzave, e me këtë rast ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një video ka dërguar një mesazh për vajzat dhe gratë e Kosovës.
Ndër të tjera Delawie ka thënë që vajzat kosovare janë të afta për të bërë gjëra të mëdha dhe se duhet t’u jepet shansi.

Më poshtë është video dhe mesazhi i plotë i tij.

“Nuk mund të mendoj ndonjë çështje më vitale se qasja e njëjtë për femra dhe meshkuj, në të drejtat e tyre, mundësitë dhe mbrojtje. Mundësitë e njëjta për to, që të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
Nuk mund te shënoni shumë gola në qoftë se leni gjysmën e lojtareve jashtë lojës.
Vajzat e Kosovës mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme, vetëm jepni një shansë.”