Vajza e Ali Podrimjes i reagon Arbër Zaimit të VETËVENDOSJES

Vajza e Ali Podrimjes i reagon Arbër Zaimit të VETËVENDOSJES

01.03.2018 18:20:57

Donika Podrimja, vajza e poetit të njohur Ali Podrimja, nuk është ndier mirë kur ka vërejtur që Arbër Zaimi, një anëtar i lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, ka postuar një pjesë poezi të babait të saj në kontekst të temës aktuale të Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zaimi kishte shkruar se PDK, LDK, Nisma dhe AAK themelojnë komision parlamentar për problemin “Podrimja” dhe se ky komision duhet të shqyrtojë punën e një vjershe problematike antiqeveritare të poetit të vdekur Ali Podrimes.

Por kur vajza e poetit ka parë që “Kult Plus” ka bërë lajm atë që e ka shkruar Zajmi, atëherë ka reguar duke shkruar se poezitë e babait të saj nuk mund të vlejnë për kauza të rrejshme politike.