Vajza e Azem Hajdarit: Mandati deputetit kushton 1 mln euro!

07.05.2019 22:28:08

Pasditen e sotme, është mbledhur për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re. Gjithashtu të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Në fjalën e saj, bashkëkryetarja Rudina Hajdari vuri theksin te një sistem i ri zgjedhjesh, ndërsa tha se kemi arritur në një pikë ku një mandat për deputet kushton 1 mln euro, ndërsa shtoi se tregu i zgjedhjeve është kthyer, sipas saj, në një treg ët zi të shit-blerjes së votë.

“Kemi arritur në një pikë ku  një mandat nga një deputet kushton 1 mln euro. Kjo tregon që jemi në një pozitë të vështirë, sepse tregu i zgjedhjeve është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votës. Mendoj se një nga obkjektivat e këtij komisioni është që duhet të arrijmë një konsensus politik që t’i japë mundësi shqiptarëve të përfaqësohen në zgjedhje dhe në mënyrë që njerëzit më të mirë e më të ndershëm të jenë pjesë e parlamentit”.

Sipas saj, “mund të gjejmë një sistem që ja zvogëlon mundësinë e kryetarëve të partive politike për të qenë pronarë ët partive të tyre. Po t’ia arrijmë kësaj objektive përmbushim objektivën kryesorë të kësaj opozitë për të qëndruar në parlament. Synimi ynë kryesor si opozitë është të gjejmë rrugën më të shpejt për të arritur disa reforma sa më afatgjate për të arritur zgjedhje të lira”, tha Hajdari.