Vajza e Xhemajl Mustafës e shokuar me veprimet e Teuta Rugovës

21.07.2017 14:43:36

Beriane Mustafa, vajza e politikanit të vrarë të LDK’së, Xhemajl Mustafa, është shokuar pas publikimi të lajmeve se vajza e  Ibrahim Rugovës, Teuta, ka bërë marrëveshje për të votuar formimin e Qeverisë me Kryeministër Ramush Haradinaj.

Mustafa ka bërë një postim të shkurtër në Facebook, duke aluduar se si do të ndjehej në këtë situatë, po të ishte gjallë ish-Presidenti Rugova, babai biologjik i Teutës.

“Mjerë baba që i lëkunden eshtrat”, është postimi i shkurtër, por domethënës,  që vajza e Xhemajl Mustafës ka bërë në Facebook.

 

Xhemajl Mustafa ishte gazetar, politikan,publicist, shkrimtar dhe këshilltar politik i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe anëtar i LDK’së  i cili u vra ne Prishtinë në hyrje te apartamentit te tij.

Vrasja e tij kishte ndodhe një muaj pasi partia e tij, LDK, fitoi shumicën e komunave ne Kosove dhe Xhemajl Mustafa kishte siguruar një numër të madh të votave duke i mposhtur edhe kandidatet që vinin nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vrasja e Mustafes ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës që tronditi skenën politike, dhe e cila si shume vrasje të pas luftës mbeti e pa zgjidhur.