Vaksina kundër COVID/ Moderna fillon testimet edhe te fëmijët

17.03.2021 02:45:58

Kompania Moderna ka filluar provat e vaksinës së saj kundër koronavirusit edhe te fëmijët nën 12-vjeç.

Kompania është e dyta pas Pfizer që nis testimet për vaksinën edhe te fëmijët.

“Nëse do të isha pjesë e FDA, sigurisht që do të doja të isha shumë i bindur për sigurinë e një vaksine para se të aprovoja përdorimin e saj tek fëmijët”, tha Dr. Cody Meissner një ekspert i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve, kur Pfizer filluan provat pediatrike.