Valdete Bajram:NISMA pjesë e PAN-it, vetem në kuvend jemi të ndarë

Valdete Bajram:NISMA pjesë e PAN-it, vetem në kuvend jemi të ndarë

20.06.2017 17:34:10

Kandidatja për deputete e NISMA-s për Kosovë, Valdete Bajrami ka thënë se partia e tyre do të përfaqësohet si grup i vetëm parlamentar, por se do të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit PDK-AAK.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve se sa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40% dhe do të përfaqësohet si grup parlamentar”, ka thënë Bajrami

“Nisma do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit dhe do të vazhdojë të përkrahë z.Haradinaj për Kryeministër të vendit”.

“Ne shpresojmë që shumë shpejtë do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e z.Haradinaj. Dhe pas konstituimit të Kuvendit është e natyrshme që ne do të funksionojmë si grup parlamentar”