Valdete Daka pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës: Jemi...

Valdete Daka pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës: Jemi të obliguar t’i numërojmë

31.10.2019 13:29:13

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme duhet numëruar mbi 4 mijë fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Kryetarja Daka në fillim të mbledhjes së KQZ-së, tha se nuk do ta komentoi aktgjykimin dhe se do ra respektojë atë.

“Kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme, dhe në bazë të këtij aktgjykimi  jemi të obliguar t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që nuk ka nevojë të komentohet ky aktgjykim, e kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi me shtu diçka rreth kësaj”, tha ajo.