Valdete Daka: Secili t`referohet të dhënave të KQZ-së

Valdete Daka: Secili t`referohet të dhënave të KQZ-së

12.06.2017 01:20:03

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga të gjithë që t`i referohen të dhënave të institucionit që ajo drejton.

“Ne vazhdimisht jemi duke publikuar të dhënat dhe ju lutemi secilit t’i referohet të dhënave tona, jemi duke bërë përpjekje që të pasqyrojmë të gjitha të dhënat, falënderojmë qytetarët e vendit për qytetari demokratike që kanë treguar, e po ashtu edhe mediave, për korrektësinë”.

Ajo tha se kanë pasur një pengesë në sistem, shkak ka qenë ngarkesa e madhe me dhjetëra mijëra klikime, pra kjo ka bërë që të ketë pengesa, por jo diçka tjetër.