Valon Murtezaj: Akoma nuk dihet për identitetin e viktimave në Suedi

07.04.2017 17:21:59

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se stafi i tyre janë mirë në Suedi, por ai tha se akoma nuk dihet për identitetin e viktimave nga sulmin që ndodhi atje.

“Sot ka ndodhur një akt që dyshohet të jetë terrorist ku ka të vdekur dhe të plagosur. Stafi i ministrisë sonë në Stokholm janë shëndosh e mirë”.

“Akoma nuk dihet për identitetin e viktimave”.

“Një vend si Suedia nuk është kursyer nga një sulm i tilla dhe kjo tregon se terroristët nuk zgjedhin se kënd do ta sulmojnë”.

Murtezaj këto komente i ka bërë në një lidhje direkte.

Deri tash pesë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi që dyshohet të jetë terroristë, ndërsa vetëm një person është arrestuar nga autoritetet suedeze.