Valon Tolaj i AAK-së kundër Donika Kadaj – Bujupit: Lutu të mos publikohen përgjimet…

16.08.2016 16:08:27

Pas akuzave të Donika Kadaj Bujupit ndaj partisë ku ishte zyrtare e lartë dhe shefe e grupit kuvendor, pra ndaj AAK-së se kishte marrëveshje të fshehta me PDK-në, i mënjehershëm dhe i shkurtër ka qenë reagimi i sekretarit ekzekutiv të kësaj partie, z. Valon Tolaj.

Në një postim të shkurtër në facebook, z. Tolaj, duke aluduar në publikimin e përgjimeve të të ashtuquajturit klani “pronto”, ka këshilluar Donika Kadaj – Bujupin që të lutet që të mos publikohen përgjimet kur ajo lutej për koalicion me këtë klan:

“Donike ti vec lutu mos te dalin pergjimet tuaja, kur ti i kerkojshe Aleances qe me cdo kusht te hyje ne koalicion me klanin “Pronto”!”