Varianti afrikan i COVID-19 në Kosovë

08.06.2021 09:23:49

Varianti afrikan i coronavirusit tashmë është i pranishëm edhe në Kosovë.

Disa burime bëjnë me dije se tashmë është konfirmuar rasti i parë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës një muaj më parë kishte marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete.