“Varianti ‘Delta’ i virusit po përhapet me shpejtësi, kjo moshë është më e rrezikuara”, OBSH jep njoftimin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë!

07.07.2021 19:11:43

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se mutacioni i virusit Covid-19, i njohur si Delta, të ketë mbërritur në Shqipëri, por rreziku ekziston.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve që të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm, ndërsa vendosin që t’i fund kufizimeve dhe të hapin ekonomitë e tyre në mënyrë që “të mos humbasin përfitimet që kanë arritur”.

Dr Michael Ryan tha se ideja për të lejuar më shumë njerëz të infektohen tashmë është provuar të jetë “marrëzi epidemiologjike”.

OBSH gjithashtu u bëri thirrje vendeve që po konsiderojnë të vaksinojnë fëmijët 12 deri në 15 vjeç, që në vend të kësaj, t’i dhurojnë ato doza në strukturën Covax për të ndihmuar vendet e varfra. Programi deri tani ka dërguar mbi 95 milionë vaksina për 134 pjesëmarrës.

Vetëm 1% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta u është dhënë të paktën një dozë, sipas Our World in Data

Ndërkohë ekspertët po japin alarmin për variantin “Delta” covid.

Varianti Delta, i cili po bëhet mbizotërues në shumë vende, transmetohet më lehtë sesa versionet e mëparshme të koronavirusit dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, veçanërisht tek të rinjtë.

Tani, ky variant është konfirmuar në çdo shtet të SHBA, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë.

Ballkani dhe rreziku për Shqipërinë

Varianti i ri ka prekur Ballkanin Perëndimor, ku pas dy rasteve në Kosovë, Maqedonia e Veriut regjistron 8 qytetarë të prekur, 6 prej të cilëve brenda një dite.

Në Shqipëri nuk janë raportuar zyrtarisht raste, por ministria tha sot se “është në alert”.