Vasili: Mosarrestimi i Balilit ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët

27.01.2017 15:28:29

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një prononcim për mediat ka folur për letrën që kreu i Kuvendit i dërgoi presidentit Nishani lidhur me çështjen “Balili”, duke nënvizuar se ajo është një përgjigje institucionale ndaj shqetësimeve të partnerëve ndërkombëtarë.

“Se cilat janë reagimet lidhur me kërkesën e kryetarit të Kuvendit nuk kanë nevojë për komente. Po ia lëmë publikut t’i vlerësojë. Unë pata mundësinë të isha në një takim të shkëlqyer që zoti Meta zhvilloi në SHBA me zv.sekretarin e Shtetit, Brownfield, i cili shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin për reformën në drejtësi, por dhe shqetësimin për mosndalimin e Klement Balilit.

Dhe ai qartë i kërkoi zotit Meta të nxisë autoritetet shqiptare që të bëjnë gjithçka për këtë çështje”, tha Vasili.